TIRANË - Sipas Ministrisë së Mjedisit, zonat industriale kontribuojnë ne mënyrë të konsiderueshme ne ndotjen e ajrit. Në draft-strategjinë 2015-2020 nënvizon veçanërisht ndotjen e shkaktuar nga industria metalurgjike në zonën e Elbasanit. “Matjet e cilësisë së ajrit kanë treguar probleme serioze për grimcat në Elbasan të shkaktuara nga industria metalurgjike, fabrika e çimentos dhe nga depozita të hapura të krijuara nga aktivitete të mëparshme industriale” thekson në Draft Ministria.
Sipas saj në afërsi të industrive të mëdha ekzistojnë probleme me cilësinë e ajrit të mjedisit, prandaj kontrolli i monitorimit të përshtatshëm, të shkarkimeve nga kompanitë industriale duhet të forcohet. Gjithashtu aktivitetet e ndërtimit dhe zvogëlimi i sipërfaqeve të gjelbërta për shkak të ndërtimeve kanë ndikuar negativisht në ndotjen e ajrit urban. Për të adresuar disa nga problemet më sipër, gjatë vitit 2014 janë ndërmarrë disa nisma ligjore që lidhen me cilësinë e ajrit të mjedisit dhe me sistemin e taksave për lëndët djegëse.
“Paketa e re fiskale për vitin 2015 ka parashikuar që të ketë një rritje të taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për secilën kategori. Për vitin 2015 do të ketë një çmim unik për taksën e qarkullimi e cila do të jetë 27 lekë/litër, si për benzinën ashtu edhe për gazoilin. Paketa e re fiskale pritet te sjelli permiresime ne cilesine e ajrit te mjedisit”, thekson Ministria.
Shkrimi u publikua sot (17.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com