Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është përgjigjur Sali Berishës pas akuzave të këtij të fundit se Metani është i përfshirë në aferën e inceneratorëve, dhe për këtë arsye kërkoi dorëheqjen e tij.
Metani shprehet se nëse ka akuza të shkojë në prokurori, duke shtuar se çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë.
Pyetje: Zoti Berisha kërkoi dorëheqjen tuaj një ditë më parë. A keni një koment?
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani: Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj.
Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.
Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!