METE gjobit CEZ
30 milionë lekë

METE gjobit CEZ<br />30 milionë lekë
TIRANE-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, penalizoi sot me 30 milionë lekë të reja, gjobë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri, CEZ shpërndarje. Vendimi ka ardhur pas instalimit të sahatëve matës të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.

Burime nga Drejtoria e Metrologjisë deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues te CEZ nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Pas ankesave të shumta të konsumatorëve në ministrinë e Ekonomisë dhe pas verifikimeve nga ana e Drejtorisë së Metrologjisë u vendos penalizimi i kompanisë CEZ. Ministria e Ekonomisë paralajmëron se nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për zbatimin e ligjit penalizimet nga METE do të vijojnë të jenë edhe më të forta.

FATURA E ENERGJISE, TITULL EKZEKUTIV
Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në ligjin "Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike".Në bazë të p/ligjit të hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës konsiderohen si tituj ekzekutiv jo vetëm faturat tatimore për furnizimin me energji elektrike të emëtuara nga CEZ Shpërndarje, por edhe ato të emëtuara nga operatorët e tjerë për shitjen, blerjen, dhe kryerjen e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike.

Me këtë ndryshim, sqaron METE unifikohet trajtimi si titull ekzekutiv i të gjitha faturave për blerjet, shitjet dhe shërbimet që kryhen nga të gjithë operatorët në tregun e energjisë elektrike si: KESH sh.a., CEZ Shpërndarje, OST dhe operatorëve të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë