Meteorologët, Janari
mbyllet me -12 gradë

Meteorologët, Janari<br />mbyllet me -12 gradë
Temperaturat e acarta të janarit do të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj jave të fundit, të muajit të parë të vitit. "Herë diell dhe herë shi, por me temperatura që do të zbresin shumë sidomos në vlerat e mëngjesit dhe mbrëmjes", - ky është parashikimi i shërbimit meteorologjik Ushtarak për javën e fundit të muajit janar. Fronti i ftohtë që përfshiu vendin gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës do të largohet në fundjavë duke i lënë vendin kthjellimeve në mbarë territorin shqiptar deri ditën e hënë. Por meteorologët parashikojnë mëngjese të ftohta gjatë gjithë javës si pasojë e uljes së temperaturave. Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës dhe deri në mesjavë moti do të ndryshojë dhe në mbarë vendin do të rikthehen reshjet e shiut, ndërsa reshjet e borës do të jenë prezente në lartësi. Sipas parashikimeve, kjo situatë do të vijojë deri të enjten, kur do të largohen vranësirat dhe do të mbizotërojnë kthjellimet. Por duke nisur nga e enjtja mbi vendin tonë do të rikthehet i ftohti polar duke sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave çka do të bëjë që gjithë vendi të regjistrojë temperatura negative. Kështu në zonat malore temperatura më e ulët do të regjistrohet në Korçë e Peshkopi ku parashikohet që zhiva e termometrit të zbresë deri në minus 12 gradë celcius, ndërsa në zonat bregdetare minus 2 dhe në zonat e ulëta termometri do të shënojë minus 3 gradë celsius.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash