Meteorologia për Report Tv: Të hënën rikthehet dielli, fundi i majit me temperatura tipike verore
Meteorologia, Adiola Bani në një intervistë për Report Tv
TIRANË- Këtë të diel pritet që shirave t'u vijë fundi për të sjellë një javë me kthjellime dhe pak vranësira. Meteorologia, Adiola Bani në një intervistë për Report Tv është shprehur se shiu do të jetë i papërfillshëm ditën e nesërme, teksa shtoi se breshëri që ka dje, kryesisht në Shkodër, ishte një ngjarje ekstreme.
"Fenomeni i breshërit është më se normal në stinën e pranverës, madje gjatë kësaj periudhe e kemi pasur shumë pak prezent, por situata e ndodhur në Shkodër ditën e shtunë pas mesnate do e konsideronim ngjarje ekstreme pasi kemi pasur një sasi të konsiderueshme. Brenda 50 minutash ka rënë një sasi prej 55 mm reshje, ku pjesa më e madhe ka qenë breshër dhe ka krijuar jo pak problematike. Sa i përket breshërit si fenomen është normal, por jo në këto përmasa. Presim që të kemi vranësira në të gjithë territorin shqiptar, por fatmirësisht gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht gjatë natës presim që të kemi largim vranësirash dhe rikthim të kthjellimeve në territorin shqiptar duke bërë që e diela të jetë me mot të kthjellët , pritet ndonjë shi i papërfillshëm , do jenë vetëm pika shiu", tha meteorologia për Report Tv.
Lajm i mirë është se gjatë fundit të maji, do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës.
"Fillimi i javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë kryesisht kthjellime, vranësirat do jenë shumë pak prezente, ku shi pritet vetëm në zonat veriore, presim rritje të temperaturave me 2 gradë. Maji na rikthen në temperatura të larta, tipike të verës, të paktën pas datës 20 maj priten temperatura deri në 30 gradë celsius", përfundoi meteorologia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06
-
Jemi në vjeshtë! E hëna nis me diell, pastaj vjen shiu! Parashikimi i motit për këtë javë
23 Shtator, 08:13
-
Reshje shiu e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
15 Shtator, 07:24
-
Temperaturat pësuan rënie të ndjeshme, parashikimi i motit për këtë fundjavë
14 Shtator, 07:19
-
Pas të nxehtit përvëlues, sot pritet rikthimi i reshjeve të shiut dhe rënie e ndjeshme e temperaturave! Si parashikohet moti për këtë javë
9 Shtator, 07:23
-
Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti sot
1 Shtator, 07:46
-
Në mesditë priten rebeshe shiu me shtrëngata, si parashikohet moti për sot
28 Gusht, 07:19
-
Moti i pazakontë, meteorologia për Report Tv: Të mërkurën priten shtrëngata dhe reshje shiu! Shtatori do të jetë i ngrohtë
27 Gusht, 13:45
-
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
27 Gusht, 08:32
-
E dielë me diell e temperatura deri në 36 Gradë Celcius, Ja parashikimi i motit për sot
25 Gusht, 07:39
-
Reshje lokale shiu në zonat malore, si parashikohet moti për sot
24 Gusht, 07:29