Meteorologia për Report Tv: E marta vjen me vranësira dhe reshje shiu, të mërkurën rikthehet dielli

E marta sjell reshjet e shiut dhe uljen e temperaturave. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi të mërkurën  moti i kthjellët dhe dielli do rikthehet sërish. Për sa i përket shtatorit, meteorologjia, Adiola Bani thotë për Report Tv se vlerat termike 10 ditshin e parë të këtij muaji, do të jenë 7-8 gradë më të larta se normalja

Dita e sotme do vijoje të jetë me temperatura të larta si fundjava që lamë pas. Temperaturat do ngjiten ën 38-39 gradë celsius. Zonat malore gjatë pasdites do të ketë rrebeshe lokale. Dita e martë do kemi ardhjen e një sistemi vranësirash.

Do na sjellin reshje të konsiderueshme. Situata do vijoje deri pasdite. Do ketë dhe rënie të temperaturave. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijmë do kemi përmirësim. Ky gusht do të mbyllet me 36 deri ën 37 gradë celsius. Gushti i sivjetshëm krahasuar me vjet ka qenë më i freskët. Vjet kemi pasur disa qarkullime të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Temperaturat vjet  kanë shënuar 42 deri 43 gradë celsius. Ndërsa sivjet nuk kemi pasur temperatura më të larta se 39 gradë celsius. Për sa i përket reshjeve gjatë gushtit të 2019 nuk kemi pasur reshje fare.

Këtë vit ka pas prezencë të shpeshtë të reshjeve.  Për 10 ditshin e parë të shtatorit kemi kryesisht mot të kthjellët. Presim vetëm në zonat malore që të kemi reshje të pakta të izoluara. Presim temperatura me temperatura 35 deri në 36 gradë celsius. Temperaturat normale janë 28-29 gradë. Domethënë 7-8 gradë më shumë se sa normalja”, tha meteorologjia, Adiola Bami.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?