Meti Alshiqi: Historia me Laurën e kaluar, tani shokë

Meti Alshiqi: Historia me Laurën e kaluar, tani shokë
Një ndër banorët më simpatik dhe tërheqës të edicionit të pestë të Big Brother, është modeli nga Kosova Meti Alshiqi. I eliminuari i javës së shkuar nga shtëpia e BB, djali nga Prishtina shprehet se, ndihet mjaft mirë tani që ndodhet jashtë BB. Sipas tij, qëndrimi në shtëpinë e Big Brother nuk ishte më i nevojshëm, pasi ai dhe gjithçka nga vetja. Gjatë një interviste për suplementin THASH&THEM, Meti flet për marrëdhëniet tij me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai tregon edhe për situatat e paqarta në lidhje me Anilën, Gentën dhe të ish të dashurën jashtë shtëpisë Laurën. Duke folur për këtë të fundit, ai pohon se historia mes tyre është thjesht një e kaluar, dhe se ata tani janë vetëm shokë. Modeli nga Prishtina, Meti Alshiqi ka theksuar gjithashtu se, do të vazhdojë rrugën e modelimit për hedhur hapa të tjerë në karrierën e tij.


Si ndiheni tani që mbaroi eksperienca juaj në Big Brother?

Ndihem mirë sepse kam treguar Metin e vërtetë dhe arrita atë çfarë doja nga publiku .

Do të donit të kishit ndenjur më gjatë?

Mendoj se, dhashë gjithçka çfarë kisha për të dhënë dhe qëndrimi im ishte mëse i mjaftueshëm.

Pse mendoni publiku ju votoi që të dilnit?

Donin të më kishin më afër.(qesh)

Si do ta kujtoni eksperiencën tuaj në këtë reality show?

Do t’a kujtoj gjithmonë si një eksperiencë të bukur .

A ndoqët një strategji loje të caktuar në BB?

Jo nuk ndoqa ndonjë strategji të veçantë. Qëllimi im ishte të tregoja se kush isha në të vërtet.

Po banorët e tjerë mendoni se po luajnë?

Sigurisht në fund të fundit ajo është një lojë .

A ju mungon tani që jeni jashtë?

Absolutisht që jo , dhashë çfarë kisha për të dhënë tani më mungon të qëndroj sa më afër familjes sime.


Me cilin nga banorët keni pasur marrëdehnie më të afërt?

Me Arbrin pasi kuptonin njëri -tjetrin më mirë për shkak dialektit.

Po banori që nuk ju ngjiti aspak brenda shtëpisë, kush ishte?

Të them të drejtën pjesa më e madhe e banorëve.

Është folur që mes teje dhe Anilës, ka pasur një marrëdhënie më shumë se shoqërore, ju si e konsideroni Anilën?

Nuk e di si është perceptuar jashtë situata me Anilën, por mund të them se nga ana ime ka qenë një afrimitet shoqëror

E takuat kur dolët nga BB?

Jo. Nuk e kam takuar.

Si do ta cilësonit marrëdhënien tuaj me Gentën?

Ngacmimi mes meje dhe Gentës ishte thjesht një lojë reciproke.(shaka)

Pse u ftohët me kalimin e kohës pasi në fillim ishit shumë shok?

Sepse ashtu siç mund t’a keni vënë re edhe ju, Genta ka filluar të ketë luhatje mbas një qëndrimi të gjatë në shtëpi.

Kush mendoni se do ta fitojë këtë BB dhe pse?

Nuk kam patur shumë kohë t’a shoh bigun , sepse kam vetëm 4 ditë që kam dalë dhe normalisht aty brenda gjërat janë shumë më ndryshe nga ç’mund të shihen jashtë , për këtë arsye nuk mund të jap një emër konkret.

Pse nuk krijuat një lidhje brenda BB, apo vajzat e BB nuk ishin në gustot tuaja?

Vajzat në shtëpi nuk iu përshtateshin femrës time ideale.

Cila prej tyre ju duket më simpatike?

Më simpatikja më duket Klaudja.

Përveç Elvisit, që ishte model dhe që ishte nga Kosova, nuk ju pamë të afroheshit shumë me modelët shqiptar si Ermali, Franceska apo Vlashi, pse kjo zgjedhje?

Atëhere arsyeja e shoqërisë sime me Elvisit nuk ishte shkaku i profesionit tonë të përbashkët por e kam vlersuar si njeri. Përsa i përket Ermalit, Franceskës apo Vlashit nuk ishin njerëz të cilët përshtateshin me tipin tim.

Si do të vazhdojë marrëdhënia juaj me Laurën?

Historia me Laurën është e kaluar, mes nesh tashmë ka vetëm shoqëri.


Jeni takuar tani që jeni jashtë?

Jo, nuk jemi takuar.

Natën e spektaklit ju thatë që e doni shumë, ndërsa kur dolët thatë që ajo nuk është më pjesë as e së tashmes as e së ardhmes suaj, çfarë mund të na zbuloni më shumë?

Unë e dua si njeri sepse kam kaluar një pjesë të rëndsishme të jetës time me Laurën por, kjo nuk do të thotë që unë e dashuroj si partnere.

Do ti riktheheni modelimit tani që jeni jashtë BB?

Sigurisht që po , ai është profesioni im .

Cilat janë projektet tuaja të afërta në këtë fushë?

Thjesht do të vazhdoj punën time në emisionin ku unë jam top model dhe merrem me konkurrrentë të rinj për këtë profesion.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje