Boom-i i shitjeve online të trendeve më të fundit të modës, ka bërë që stilistët e Londrës të gjejnë mënyra të reja për të plotësuar menjëherë kënaqësitë e blerësve të uritur, me shpresën për rritje më të madhe të këtij sektori në të ardhmen.
Kompania shitëse me pakicë Topshop, e cila arrin të ketë një mesatare prej 4.5 milion klikimesh në javë, prezantoi një fushatë të re dixhitale duke lejuar blerësit që të porosisnin online në kohë reale 6 artikuj të gatshëm nga koleksioni i tyre më i fundit në Javën e Modës në Londër.
Pronari i kësaj marke Philip Green thotë se aplikacionet më të fundit të rrjeteve sociale si Instagram apo Twitter janë shumë të suksesshme për të arritur tek çdo blerës që mund të shohë dhe blejë në kohë reale çdo artikull që u pëlqen.
Koleksioni që përfshinte veshje me ngjyra të ndezura me shirita, bluza çiklizmi, dhe fustane pambuku, mëndafshi dhe lëkure u transmetua LIVE në të gjithë botën duke zbuluar ekskluzivisht stilimet e veçanta drejpërsëdrejti nga Instagrami dhe Facebook-u.
Porositë e shumta të bëra online do t’u dorëzohen blerësve nga e gjithë bota në ditët në vazhdim. Pjesë e sfilatës për të prezantuar veshjet ishin modelja më e famshme e momentit Cara Delevigne, Jourdan Dunn dhe Hailey Baldwin.
Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin dhe modelet Alexa Chung dhe Daisy Lowe, Jamie Campbell Bower dhe editorja e Vogue Anna Wintour. Iniciativa e Topshop është një shembull për hapat e parë që Këshilli Britanik i Modës shpreson të kthehet në një përdorim masiv për të rritur sa më shumë hapësirat e tregëtimit global online.
Këtë vit blerjet online kanë shënuar një rritje prej 43 % në Britani, me një vlerë fitimi të përllogaritur që shkon në 17.41 milion dollarë në vit. Këtë sezon edhe firma të tjera kanë aplikuar këtë metodë për shitjen e koleksionit pranverë/verë 2015-të, nëpërmjet një avatari dixhital.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com