Metrologjia pranon: Pikat e
karburanteve vjedhin konsumatorin

Metrologjia pranon: Pikat e<br />karburanteve vjedhin konsumatorin
TIRANE- Konsumatori shqiptar prej disa kohësh po vuan dhe vjedhjen që i bëhet në pikat e shitjes së karburantëve, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.
 
Pas denoncimeve nga qytetarët ky fakt pranohet dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ku me anë të një deklarate për shtyp drejtoresha e këtij institucioni, Kozeta Mesiti, pranon se nga kontrollet e bëra janë konstatuar shkelje.
 
Mesiti siguron se “ky aksion që do të jetë sistematik, i vazhduar dhe efektiv, ka si objektiv primar sigurimin e qytetarëve vendas, por edhe qytetarëve të huaj gjatë sezonit turistik, se për vlerën e paguar do marrin sasinë reale të produktit që blejnë. Garantimi i kësaj marrëdhënieje të drejtë midis shitësit dhe blerësit të karburantit, nuk është thjesht një problem teknik dhe abuzim financiar ordiner, por është një përpjekje e jona për të ndalur këtë padrejtësi sociale që nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë.”
 
E ndërsa ndodhemi në një situatë të vjedhjes flagrante dhe të një vepre penale të dënueshme, Mesiti dhe institucioni që ajo drejton në këto kushte ndodhen në një pikë ku duhet të informojnë publikun se cilët janë këto karburante apo pika shitje që vjedhin ditën me diell.
 
Në reagimin zyrtar nuk dihet arsyeja se pse mungojnë këto të dhëna, ndërsa ligji detyron këtë institucion dhe Kozeta Mesitin të informojnë në mënyrë urgjente publikun për këto kompani dhe emrat e këtyre karburanteve.
 
Qytetarët në rolin e konsumatorit kanë të drejtën e pacënueshme dhe të mbrojtur nga ligjet në fuqi për t’u informuar, ç’ka në rastin më të keq do të bënte DMP-në palë me shkelësit e ligjit që vjedhin dhe grabisin hapur qytetarët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!