SHKODER- Metropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës shpalli sot dekretin që shkishëron të gjithë katolikët shqiptarë që kryejnë vrasje apo marrin gjak.
Fenomeni i gjakmarrjes, i shtrirë më së shumti në zonat veriore të banuara nga shqiptarët katolikë, si dhe rritja e rasteve të vrasjeve për gjakmarrje, kanë sjellë reagimin ekstrem të Kishës Katolike. Shpallja e dekretit do të bëhet të dielën në kishën e "Shen Shtjefnit" ne katedralen e qytetit të Shkodrës.
“Se kushdo që bën një vrasje ose bashkëpunon që ajo të bëhet ose ndihmon në mënyrë të qëllimshme që ajo të ndodhë, në bazë të nenit 1331 te Kodit të së Drejtës Kanonike ndëshkohet me shkishërim (dmth. ekskomunikim) ”, thuhet në dekretin e firmosur nga Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës, Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, Ottavio Vitale RCJ, Ipeshkëv i Lezhës, dhe kancelaret Dom Robert Kola, Atë Artan Seli e Flavio Cavallini.
Në bazë të të njëjtit neni 1331 i SHKISHERUARI
1. Nuk mund të marrë pjesë në kremtimet e Kishës
2. Nuk mund të marrë Sakramentet (rrëfimin, kungimin, krezmimin, kurorën e shenjtë, urdhrin e shenjtë)
3. Nuk mund të marrë sakramendoret, si funeralin dhe varrimin e krishterë në varrezat katolike.
Në bazë të nenit 1335 kujtojmë se: “Nëse ndëshkimi ndalon kremtimin e sakramenteve..., ndalesa pezullohet nëse kjo është e nevojshme për t’u kujdesur për besimtarët që gjenden në rrezik vdekjeje”.
Dera e Kishës do të jetë gjithmonë e hapur për ata që, të goditur nga ky dekret dhe nga ndëshkimet e parapara prej tij, pendohen dhe, duke e ndryshuar mendësinë e tyre të vrasjes, duan të kthehen në bashkim të plotë me Hyjin dhe me Kishën. Ata duhet ta shfaqin konkretisht qëllimin e tyre real për ndryshim duke zbatuar kushtet që vijojnë:
1. Ta shfaqin publikisht pendimin e tyre
2. Ta ndreqin padrejtësinë e bërë
3. Ta kryejnë dënimin e paraparë prej ligjit
4. Të marrin faljen nëpërmjet rrëfimit sakramental
Dispozitat e lartpërmendura hyjnë në fuqi prej ditës së dielë më 16 shtator 2012, kur kjo letër do të lexohet në të gjitha kishat e Dioqezave tona. Ato diktohen prej kujdesit atëror për mbrojtjen e popullit të Hyjit.
KURIA E ARQIPESHKVISE METROPOLITANE LETER BESIMTAREVE
Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës, Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, Ottavio Vitale RCJ, Ipeshkëv i Lezhës, dhe kancelaret Dom Robert Kola, Atë Artan Seli e Flavio Cavallini kanë shkruar një letër drejtuar besimtarëve ku i shpjegojnë arsyet pse kanë marrë këtë vendim të rreptë ndërkohë që i kërkojnë Organeve Gjyqësore Shtetërore rreptësinë më të madhe dhe asnjë zbritje dënimi apo lehtësim për vrasjet, dhe në veçanti për vrasjet “për gjakmarrje”.
"Me këtë letër po jua hapim zemrën tonë të plagosur dhe bashkëndajmë me ju shqetësimin e madh dhe dhimbjen atërore që na kanë nxitur të shpallim dekretin për ndëshkimet kanonike të parapara në rast vrasjeje. Jemi me të vërtetë shumë të shqetësuar për numrin e madh të vrasjeve dhe të akteve kriminale që janë duke ndodhur në këtë vit 2012. "- nis letra ku thuhet se "Këtë vit shqetësimi ynë është rritur ditë pas dite, duke dëgjuar meshtarët që na vinin në dijeni për faktin se po shtohen gjithnjë e më shumë dhuna në familje, përdorimi i forcës në marrëdhëniet mes personave dhe “logjika” e hakmarrjes dhe e “gjakmarrjes”.
Ata u bëjnë thirrje organeve të gjyqësorit rreptësi ndaj këtij krimi: “Kërkojmë maksimumin e dënimit, deri në dënimin me burgim të përjetshëm, për krimet e vrasjes, duke ia besuar vrasësin mëshirës së Hyjit, që të pendohet dhe të përpiqet të japë dëmshpërblim për krimin e bërë, edhe ndaj njerëzve të pafajshëm të familjes së viktimave që vuajnë pasojat ë rënda të krimit (p. sh. gruaja e mbetur e vejë, bijtë e mbetur jetimë!).”- thuhet në letrën që mban datën 14 shtator por që është bërë e ditur sot për mediat.
Pak ditë më parë, një 49-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në fshatin Dukagjin të qarkut të Shkodrës. Autoritetet lokale njoftuan se viktima ishte shtetasi Marash Tonaj, ndërsa ne pranga perfundoi 33-vjeçarja Lena Pjolli, te ciles i eshte dhene masa e sigurise arrest me burg. Ndërkohë që këtë vit shkollor sipas Komitetit të Pajtimit të Gjakut 700 fëmijë nuk nisën vitin e ri shkollor 2012- 2013 për shkak të gjakmarrjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com