Metsola: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE do të merret në dhjetor

Metsola: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE do të merret në dhjetor

Udhëheqësit e BE-së pritet të vendosin nëse do të nisin zyrtarisht negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në një samit në dhjetor, pasi fillimisht të kenë analizuar një raport të Komisionit Evropian. Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola propozoi që ligjvënësit ukrainas dhe moldavë të marrin pjesë në asamble si anëtarë “vëzhgues”, ndërsa të dy vendet presin anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Eurodeputetët-vëzhgues për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të kenë të drejtë vote dhe do të emërohen dhe jo do të zgjidhen, por do të kenë vende në institucion.

“Ne do të duhet të shohim kur kjo të ndodhë", tha Metsola.

BE caktoi Ukrainën dhe Moldavinë si vende kandidate vitin e kaluar, menjëherë pasi Rusia pushtoi vendin. Që atëherë, Metsola ka kërkuar që negociatat formale të pranimit të fillojnë këtë vit, raporton Politico.

“Zgjerimi ka qenë gjithmonë mjeti më i fortë gjeopolitik i Bashkimit Europian”, tha Metsola.

Metsola ishte liderja e parë BE-së që vizitoi Kievin, duke takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelesny më 1 prill të vitit të kaluar. Megjithatë, kujtojmë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha në një intervistë të fundit se korrupsioni në Ukrainë duhet ta bëjë BE-në të mendojë dy herë për anëtarësimin e vendit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative