/ATSH/.- Shefi i misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci, duke komentuar raportin për EULEX-in të punuar nga eksperti i pavarur, Jean Paul Jacqué, ka deklaruar se pajtohet se EULEX ende nuk i ka arritur objektivat në luftën kundër korrupsionit dhe se EULEX nuk ka qenë në gjendje që në mënyrë të mjaftueshme të gjurmojë aktivitetet e tyre gjyqësore, gjë që ka vështirësuar vlerësimin e performancës dhe ofrimin e statistikave.
Ai në një sqarim për media ka shkruar se EULEX nuk mund të rri symbyllur karshi kritikave të Profesorit Jacqué dhe se pajtohet me të..
"Jacqué në raportin e tij thekson se 'progres është arritur sigurisht falë EULEX-it', por unë po ashtu pajtohem me vlerësimin e dhënë nga Jacqué se EULEX-i nuk ka pse të vazhdojë të qëndrojë duke bërë punë të njëjtë.Jacqué i ka bërë rekomandimet e tij; ne duhet të ndryshojmë, e po ashtu edhe Kosova, të gjithë kemi punë për të bërë", ka thënë Meucci.
Shefi i EULEX thekson se "në vend të punës individuale, duke kërkuar dëshmi për përforcimin e pikëpamjeve tona, unë shpresoj qe qeveria e Kosovës dhe qytetarët do të më bashkëngjiten në ecjen përpara dhe fokusimin në përpjekjet tona për adresimin, së bashku, të detyrave që na presin".
"Në kuadër të EULEX-it, kemi pritur me padurim përfundimin e raportit të cilin PL/NK Mogherini e kishte kërkuar nga eksperti i pavarur të cilin ajo e kishte përzgjedhur, Profesor Jean Paul Jacqué.Profesori Jacqué ishte ngarkuar me hetimin e përgjigjes së EULEX-it ndaj pohimeve serioze të paraqitura nga një pjesëtar i stafit të vet. Raporti ishte publikuar më 13 prill, dhe gjatë dy javëve pas publikimit të raportit të Jean Paul Jacqué, i cili e kishte rishikuar implementimin e mandatit ekzekutiv të Misionit të EULEX-it, shumë njerëz kanë ofruar analizat e tyre mbi përmbajtjen e raportit", shprehet Meucci..
Për ne në EULEX, vijon ai, çmimi i sundimit të ligjit është se ekzistojnë të vërteta të cilat ne nuk mund t'i themi publikisht.
"Sipas mandatit aktual, me të cilin janë pajtuar autoritetet e Kosovës, EULEX-i nuk do të hap hetime ose ndjekje penale të reja, përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe në marrëveshje me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës. Ne punojmë krahë për krahë me gjyqtarët dhe prokurorët vendës, por ligji i Kosovës më nuk përcakton për një mentorim dhe këshillim formal të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës nga kolegët e tyre të EULEX-it. Në trupat gjykues për raste të reja, gjyqtarët e EULEX-it janë pakicë. Këto ndryshime, që janë në fuqi nga mesi i vitit 2014, kanë për qëllim që të lejojnë Kosovën të udhëheq dhe të dëshmojë se është e aftë të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit në mënyrë të drejtë, me formatin dhe rregullat të cilat veprojnë të pavarura nga politika", perfundon shefi i EULEX-it, Meucci./Kosovapress/
/Shqiptarja.com