Ministria e Financave
TIRANE, 20 Qershor/ATSH/- Ministria e Financave njofton se do të shesë të enjten 12.7 miliardë lekë bono thesari, me afat maturimi 12 dhe 3- mujor.
Për bonot 12- mujore, shuma e shpallur për shitje është 9.5 miliardë lekë, nga e cila Bankës së Shqipërisë i takojnë 300 milionë lekë. Në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturimi yield-i zbriti në 3.27%
Për bonot 3- mujore, shuma e shpallur për shitje është 3.2 miliardë lekë, nga e cila Bankës së Shqipërisë i takojnë 1.28 miliardë lekë. Në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturimi yield-i zbriti në 3.16%.
Interesat e bonove të thesarit (yield-i) kanë vijuar të shënojnë rënie edhe gjatë mujave të fundit, duke arritur në rekorde historike, ndryshe nga interesat e depozitave dhe kredive në lekë, me bankat që kanë tentuar t'i rrisin këto të fundit në prill, edhe pse Banka e Shqipërisë lehtësoi më tej politikën monetare, duke ulur normën bazë pak javë më parë në nivel minimum historik prej 2.5%./a.gjonaj//a.ke/
/Shqiptarja.com