MF: Shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Ministria e Financave ben te ditur se, shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe, aktualisht, nuk ka vendime të papaguara apo që nuk janë në proçes ekzekutimi.
Ne nje njoftim per shtyp, Ministria e Financave sqaron se, nisur nga interesimi i vazhdueshëm i media-ve, por edhe i aktorëve të tjerë të shoqërisë, përfshirë shtetasit shqiptarë që pretendojnë kompensimin financiar për pronat e tyre, "Çështjet që trajtohen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) janë çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, por nga historiku i çështjeve  dhe vendimeve që i përkasin shtetasve shqiptarë, janë kryesisht çështjedhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave".
Sipas MF-se, përsa i përket proçesit të ekzekutimit të vendimeve që kanë të bëjnë me vendimet e GJEDNJ-së, deri sot, është ekzekutuar detyrimi financiar, tërësisht, për 38 prej këtyre vendimeve, ndërsa dy vendime janë në proces miratimi dhe ekzekutimi.
Nga viti 2015, deri ditën e sotme, janë shlyer rreth 6,902 mijë lekë dhe mbeten për t'u shlyer: një vendim në shumën 8,1 milionë euro ose 1,143,470 mijë lekë, i parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave për vitin 2015 dhe një vendim tjetër në shumën 650 mijë lekë, i cili është në proces. Ndersa për të gjitha rastet e tjera, që mund të miratohen nga kjo gjykatë, në buxhetin e shtetit të vitit 2015 janë parashikuar 2 000 milionë lekë, citon njoftimi.
Dikasteri i Financave sqaron se, për të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rast se pagesat e detyrimeve nuk kryhen brenda afatit 3 mujor nga data kur vendimet bëhen përfundimtare, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e kamatë vonesës, për çdo ditë vonesë, Nderkohe qe deri në fund të vitit 2014, efektet e këtyre detyrimeve janë përballuar nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit.
Në mbështetje të nenit 13 të ligjit nr. 160/2014 "Për buxhetin e vitit 2015", për ekzekutimin e pagesave për detyrimet ndërkombëtare per vitin 2015, burimi i financimit do të jetë Fondi i Kontigjencës. Ndërkohë, në lidhje me një Vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,meqënëse vendimi ka dale që vitin e kaluar, fondet për ekzekutimin e tij janë planifikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave.
"Qeveria shqiptare, duke vlerësuar çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave si njëçështje tepër të rëndësishme dhe me kosto të konsiderueshme, ka krijuar një grup pune ndërministror, i cili po përgatit një plan masash për zgjidhjen përfundimtare tëçështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, duke krijuar një bazë të besueshme për qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare, me qëllim që të mos ketë kosto të papritura dhe të papërballueshme për buxhetin e shtetit"-thuhet ne njoftimin e MF-se./atsh/.
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025