MF: Të ardhurat në buxhet për 5 muajt e parë të vitit arritën 144.587 milionë lekë

Ministria e Financave
TIRANE 21 Qershor/ATSH/- Ministria e Financave raportoi se në fund të muajit maj të ardhurat totale nga taksat dhe burimet e tjera arritën në 144.587 milionë lekë lekë ose 9 për qind më shumë se një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se rritja ka ardhur e gjitha nga të ardhurat tatimore, veçanërisht nga ecuria e fortë e tatimit mbi vlerën e shtuar.
Vetëm nga kjo taksë buxheti ka arkëtuar për periudhën janar-maj 8.556 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë me një rritje prej 20.5 për qind.
Rritje ka edhe për tatimin mbi fitimin, ndërsa të ardhurat nga akciza vazhdojnë të jenë me rënie, përkatësisht 7.4 për qind më pak se një vit më parë. Por me gjithë rritjen e të ardhurave, në kahun eshpenzimeve qeveria po mban një politikë të shtrënguar.
Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet totale të buxhetit për pesë muajt e parë të këtij viti ishin 12.681 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Zëri me rënien më të madhe janë investimet publike, të cilat janë ulur me 60 për qind.
Për këtë vit qeveria ka programuar që investimet publike të jenë sa 5 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por pjesa më e madhe e tyre janë planifikuar të financohen me kredi nga jashtë, të cilat kanë proçedura të ngadalta në disburim, çka duket se është dhe shkaku kryesor i ecurisë së dobët të investimeve.
Rritja e të arduhrave dhe ulja e shpenzimeve ka bërë që edhe defiçiti, të jetë rreth 67 % me i ulët se plani i periudhës./a.gjonaj/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen