MF: Të hetohet Drejtoresha e
Tatimeve Vlorë,u përfshi në fushatë

MF: Të hetohet Drejtoresha e<br />Tatimeve Vlorë,u përfshi në fushatë
Ministria e Financave ka kërkuar të hetohet Drejtoresha Rajonale e Tatimeve në Vlorë. Sipas Ministrisë Pranvera Resulaj është përfshirë në fushatën elektorale duke shkelur ligjin.

Për të faktuar këtë pretendim Ministria e Financave nën drejtimin e ministres teknike Helga Vukaj ka postuar fotografi të Drejtoreshës së Tatimeve teksa bën fushatë për Partinë Socialiste.

Pranvera Resulaj

Pranvera Resulaj
  (Fotot e publikuara nga Ministria e Financave që denoncojnë përfshirjes e Drejtoreshës së Tatimeve në fushatë)
 
“Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e znj. Pranvera Resulaj, Drejtoreshë Rajonale e Tatimeve në Vlorë.
 
Nisur nga informacionet dhe materialet bashkëlidhur, Znj. Resulaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
 
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
 
Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Ëhatsapp, Viber)”,
thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri