TIRANË - Edhe Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar gjatë ditës së sotme 20 shkurtin 1991, ditën e rënies së monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha, që simbolikisht shënoi fundin e regjimit komunist.
Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet e ekspozuar në pavionin e terrorit komunist, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky pavion ka pasur edhe sot gjatë ditës një frekuentim nga vizitorë të shumtë që e kanë parë nga afër objektin relik, i cili më 20 shkurt të vitit 1991 u prek nga dhjetra mijëra studentë e qytetarë, të cilët u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.
Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha, hynë në grevë urie.
Ndërkohë që në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disa javore të studentëve të dhjetorit dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha. /ATSH/
/Shqiptarja.com