Manjati i medias dhe tre herë kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg është i gatshëm të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Mirëpo këtë herë ai nuk do të garojë më si një kandidat i pavarur por do të rreshtohet në radhët e demokratëve.
Lajmi bëhet i ditur nga disa media amerikane.
Bloomberg 76 vjeç ka tentuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe në 2008, 2012 dhe 2016, por gjithnjë si një kandidat i pavarur.
Vitet e fundit manjati miliarder i informacionit ka shpenzuar shuma të mëdha parash në beteja anti Trump, si për shembull për klimën apo kundër armëve.
Komento