Pas sëmundjes që u përfol se bllokoi totalisht impenjimet në kinema të aktorit Michael Douglas, ai është shfaqur në plazhet e Panamasë me gruan e tij Catherina Zeta Jones. Ylli i Hollyëood-it është dukur në formën e tij më të mirë ku ishte shoqëruar nga bashkëshortja, djali 11 vjeç Dylan dhe vajza Carys, 8 vjeçe. Aktori 67 vjeçar duket se ka sfiduar pamjen e gruas 42 vjeçare, e cila e mbuluar me një mantel të hollë krahëve ka ecur përgjatë bregut të detit duke biseduar së bashku. Ata u panë dorë për dorë me njëri-tjetrin, duke reflektuar një pamje familjare perfekte, e cila tregon se Michael dhe pjesa tjetër e familjes nuk kanë menduar aspak për tumorin, nga i cili aktori vuan prej kohësh.
/Shqiptarja.com












