Michael Elleman: Kush e furnizon
Phenianin me motorë raketash?
Koreja e Veriut ka arritur përparime të shpejta në aftësitë e saj raketore gjatë dy viteve të fundit, falë mesa duket motorëve të stilit sovjetik të blerë përmes rrjeteve të paligjshme në Rusi dhe Ukrainë, sipas një njoftimi të botuar të hënën. Pas disa dështime me provat e raketave interkontinentale në vitin 2016, Koreja e Veriut çuditërisht ka bërë hapa të mëdha në zhvillimin e raketave. Dëshmi të reja tregojnë se vendi siç duket ka mundur të sigurojë ilegalisht teknologjinë për raketat Hwasong-14 dhe Hwasong-12 nga tregu i zi evropian, shkruan Michael Elleman, bashkëpunëtor i lartë për mbrojtjen nga raketat në Institutin për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Koreja e Veriut ka arritur përparime të shpejta në aftësitë e saj raketore gjatë dy viteve të fundit, falë mesa duket motorëve të stilit sovjetik të blerë përmes rrjeteve të paligjshme në Rusi dhe Ukrainë, sipas një njoftimi të botuar të hënën.
Pas disa dështime me provat e raketave interkontinentale në vitin 2016, Koreja e Veriut çuditërisht ka bërë hapa të mëdha në zhvillimin e raketave.
Dëshmi të reja tregojnë se vendi siç duket ka mundur të sigurojë ilegalisht teknologjinë për raketat Hwasong-14 dhe Hwasong-12 nga tregu i zi evropian, shkruan Michael Elleman, bashkëpunëtor i lartë për mbrojtjen nga raketat në Institutin për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Sipas zotit Ellerman, Koreja e Veriut ka mundësi të ketë blerë një motor raketash me lëndë djegëse të lëngëzuar përmes kanaleve të paligjshme që veprojnë në Rusi ose në Ukrainë".
Në një intervistë me gazetën New York Times, Ellerman tha se Koreja e Veriut ka gjasa t’i ketë marrë motorët ilegalisht nga punëtorët e firmës shtetërore ukrainase Yuzhmash.
Eksperti tha se drejtuesit e firmës Yuzhmash ndoshta nuk kanë patur gisht në marrëveshje, por ai mendon se ka mundësi që punëtorët e fabrikës t’ua kenë dhënë motorin koreanoveriorëve.
"Pyetja e madhe është se sa motorë kanë dhe nëse ukrainasit vazhdojnë t’i ndihmojnë edhe tani. Jam shumë i shqetësuar," tha eksperti.
Qeveria e Ukrainës e hodhën poshtë njoftimin se motori ka dalë nga njëra prej fabrikave të saj shtetërore dhe tha se prapa akuzave fshihen ndoshta zyrtarët e inteligjencës ruse.
Agjencia e hapësirës e Ukrainës tha se tipi i motorit RD-250 që thuhet se përdoret nga Koreja e Veriut është bërë në një fabrikë të Ukrainës, por vetëm për përdorim në raketat që janë eksportuar në Rusi.
Kreu i agjencisë së hapësirës Yuriy Radchenko u tha gazetarëve se motorët janë prodhuar në uzinën e Ukrainës deri në vitin 2001 dhe se gjithsej janë prodhuar 233 copë.
Ai tha se sipas informacioneve të Ukrainës, Rusia ka nga 7 deri në 20 raketa Ciklon për të cilat janë prodhuar motorët dhe rusët janë të lirë t’ua japin këta motorë cilitdo vendi që dëshirojnë./ VOA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
27.7%
-
Pak
39.8%
-
Aspak
32.5%
Vota total: 2157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital
28 Korrik, 16:09
-
'12 vite e përralla e gënjeshtra', Bardhi reagon pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti! Ka marrë peng të ardhmen
28 Korrik, 16:02
-
Qyteti që do të presë Lojërat Olimpike 2028, pesë sportet e reja që do të shtohen
28 Korrik, 16:01
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50
-
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone në të gjithë vijën bregdetare
28 Korrik, 15:48
-
Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi
28 Korrik, 15:43
-
Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Hungari
28 Korrik, 15:30
-
Paris 2024/ Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, dyshja ikonike fitojnë në Lojërat Olimpike
28 Korrik, 15:26
-
Profili/ Kush është Pirro Vengu, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës që emërohet ministri i ri i Mbrojtjes! Zëvendëson Niko Peleshin
28 Korrik, 15:17
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05
-
Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
28 Korrik, 15:01