Michael Jackson sërish në ankand

Michael Jackson sërish në ankand
Pasi u nxorr muajin e shkuar një pjesë e konsiderueshme e sendeve personale të shtëpisë së tij në ankand, duket se aty ka diçka diçka tjetër për t’u shitur. Këtë herë janë disa tekste këngësh të papublikuara të mbretit të pop-it Michael Jackson të cilat pritet të të dalin në ankand. Ato janë bërë publike nga mjeku dermatolog i këngëtarit Arnold Klein i cili ka vendosur një çmim fillestar për një shumë prej 5.000 dollarësh. “Ato janë disa vargjet të cilat ende nuk dihet nëse janë shkruar për të qenë një tekst kënge, një tyre janë “Across the sea of time, we shall meet on endless shores, counting our blessings of love's eternity”, por nuk mund të thuhet saktësisht në ato janë realisht të papublikuara më pare”-shkruajnë mediat amerikane. Ankandi do të hapet në Los Angelos më 23 janar dhe pritet që të apasionuarit pas veprave të këngëtarit të vrapojnë të parit për t’i blerë ato.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete