Michael Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të politikanëve malazezë me Vuçiç-in! Minojnë rrugën evropiane të Malit të Zi
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i sheh si shqetësuese aleancat e politikanëve malazezë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Këto aleanca sipas Roth, minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.
“Është shqetësuese kur politikanët malazezë janë në lidhje të ngushta me një lider që është dëshmuar se është një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin”, tha Roth në një intervistë për mediumin malazez Pobjeda.
Roth ka theksuar se BE-ja dhe Qeveria e Malit të Zi duhet të punojnë së bashku për ta bërë Malin e Zi një vend që do të shërbejë si model për integrimin evropian.
“Fatkeqësisht, procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor shumë shpesh u pengua nga forcat populiste dhe nacionaliste, si brenda BE-së ashtu edhe jashtë saj. Pranimi në BE nuk është vetëm çështje e qeverisë aktuale. Është një projekt që përfshin të gjithë shoqërinë që ka nevojë për mbështetje nga i gjithë spektri partiak, biznesi, shoqëria civile dhe mbarë vendi. E mirëpres progresin që ka arritur Mali i Zi dhe mirëpres punën e qeverisë aktuale në këtë drejtim”, shtoi ai.
Roth u shpreh për mediumin malazez 'Pobjeda' se Qeveria e Malit të Zi ka një shans real të dëshmojë angazhimin e saj pro-evropian me një raport pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme, teksa shtoi se BE-ja duhet të mirëpresë dhe të mbështesë progresin e Malit të Zi, por i takon qeverisë që t’i përmbush premtimet e saj.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, thellohet kriza politike
26 Janar, 11:35
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Serbi/ Vuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e presidentit
14 Janar, 16:14
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit
12 Janar, 20:48
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38