Këngëtari i njohur Micheal Buble është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka publikuar vetë këngëtari nëpërmjet një fotoje në faqen e tij zyrtare në Facebook. Buble është lidhur në martesë me modelen dhe aktoren argjentinase Lusiana Lopilato, e cila njihet edhe për rolin e “Mias” në serialin “Rebelde Way”.

Megjithatë Lopilato ka nisur prej kohësh një karrierë të re në fushën e modelimit. Noah është emri që çifti ka vendosur për djalin e tyre të parë duke u shprehur mjaft të ngazëllyer për ardhjen e tij në jetë. “Të lumtur dhe të mbushur me mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë” ,-kanë qenë fjalët e çiftit Buble-Lopilato.

micheal buble lusiana lopilato

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)