Ndonëse mbreti i muzikës pop Micheal Jackson ka ndërruar jetë, sërish kujtohet dhe për nder të tij realizohen vepra të ndryshme artistike. Më e fundit është statuja e realizuar në Romë me rastin e 55-vjetorit të lindjes së  tij.

Një arsye tjetër për ndërtimin e saj është edhe fakti që Jackson ka dashur të ndërtojë një park lojërash gjatë viteve 90-të  në kryeqytetin italian. Statuja është punuar nga italiani Luca Izzo dhe tajlandezi Jusana Hopas.

Inaugurimi i saj do të bëhet në prani të 1000 pjesëmarrësve dhe 200 balerinëve, ndërkohë do të ketë edhe mjaft të ftuar e personazhe të njohur.

micheal jackson statuje

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)