SHBA - Zonja e Parë Michelle Obama tha se SHBA-ja është e gatshme që të ketë një presidente femër, por tha se ajo nuk është njëra prej tyre dhe nuk pranoj të prononcohet kur u pyet nëse ajo mendon se ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të fitojë presidencën në vitin 2016.

Unë nuk do të flas para se vetë ajo të bëjë publike projektet e saj u shpreh zonja e parë e Shteteve të Bashkauara të Amerikës. Spekulimet rreth postit për presidentin e ri në zgjedhjet e 2016-s kanë filluar tashmë, dhe zonja Clinton është konsideruar si një nga pretendetet kryesore ku përkrahësit e saj po insistojnë që ajo të hyjë në garën presidenciale.

Gjithashtu, Michelle përjashtoi mundësinë e kandidimit për presidente: duke thënë se kurrë nuk do të kandidoj për këtë post dhe të jeni të sigurt për këtë gjë. Më pas ajo ka nënvizuar rëndësinë e të pasurit një familje africano amerikane në Shtëpinë e Bardhë që ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet ndër racore.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)