“Mos luaj me shëndetin e fëmijëve tanë” është ky apeli që ish-zonja e parë e Shtëpsië së Bardhë Michelle Obama i dërgon presidentit Trump i cili ka vendosur të ndërmarrë një nismë: të kthejë ushqimet e shpejta në shkolla.

Michelle u shpreh se do të luftojë për fushatën e saj kundër obezitetit.

“Nëse duam që ta bëjmë vendin tonë të madh, atëherë duhet të rrisim shëndetshëm fëmijët tanë. Jo vetëm disa prej tyre por të gjithë duhet të rriten shëndetshëm”u shpreh Michelle.


Ishte vetë ish-zonja e parë e cila gjatë administratës Obama ndërmori fushatën që fëmijët në shkollë të hanin ushqime bio të mirëpërgatituar dhe jo junk-food.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com