Michelle Obama fushatë për Biden: Trump president kaosi

SHBA- "Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë"  është shprehur ish-zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.

Ajo u shpreh se nuk mund të jetë presidenti që shtetasit amerikanë  kanë nevojë. Pasi e vetmja gjë që ka bërë gjatë këtyre viteve ka qenë kaos, ndarje dhe një mungesë e plotë  të empatisë." Në përfundimi të deklaratave të saj ajo u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos gabojnë sërish, siç kanë bërë më parë.

Deklaratat e saj Obama i dha në një mesazh për emocional për konventën demokratike, e cila  po mbahet këto ditë shumë larg ekstravagancës së mëparshme, për shkak të Covid-19, pjesë e së cilës virtualisht u bënë pjesë edhe shumë republikanë të zhgënjyer nga Trump dhe politikat e tij.

Konventa demokrate e cila filloi natën e mbrëmshme, do të zgjasë për 4 mbrëmje radhazi dhe kulmit do ta ketë të enjten me fjalimin  e Joe Biden, kandidatit demokrat për të drejtuar shtëpinë e Barrdhë, ndërsa të mërkurën pritet fjalimi i Kamila Harris, Barack Obama dhe Hillary Klinton./Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 18/08/2020 16:22

    D.Trump e nguli ne fron Putini,jo vota ne shumice e Popullit Amerikan. Ndaj te njejten bindje dhe shqetesim me zj.Michelle Obama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Gjuajta tim bir autik’! Edmond Tupja rrëfen pengun e jetës

‘Gjuajta tim bir autik’! Edmond Tupja rrëfen pengun e jetës