SHBA - Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama, në një fjalim që mbajti këtë të shtunë dënoi rrëmbimin e 200 vajzave nigeriane muajin e kaluar. Në mesazhin të cilin e përcolli për herë të parë e vetme ajo doli në mbështetje të bashkëshortit të saj dhe bëri thirrje për lirimin e vajzave që u rrëmbyen nga shkolla më 14 prill nga grupi militant islamist Boko Haram.
“Ajo që ndodhi në Nigeri nuk ishte një incident i izoluar. Është një histori që ne e shohim çdo ditë, kur vajza nga e gjithë bota rrezikojnë jetën për të ndjekur dëshirat dhe ambiciet e tyre”, u shpreh zonja e parë në mesazhin e saj.
Një grup ekspertësh nga SHBA dhe Britania kanë mbërritur gjatë kësaj jave në Nigeri për të ndihmuar qeverinë nigeriane në përpjekjet e saj për të kthimin në shtëpi të minoreneve.
Grupi “Boko Haram”, emri i të cilit do të thotë “Ndalohet edukimi perëndimor”, e ka marrë përsipër rrëmbimin e vajzave, ndërkohë që lideri i grupit ka kërcënuar se do t’i shesë vajzat e rrëmbyera.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com