Michelle Obama udhëton e
vetme në Lindjen e Mesme

Michelle Obama udhëton e<br />vetme në Lindjen e Mesme

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, do të bëjë vizitën e parë e vetme në Lindjen e Mesme, duke ndaluar në Katar dhe Jordani.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se udhëtimi, i planifikuar për javën e ardhshme, ka për qëllim promovimin e nismës së saj globale për edukimin e vajzave.

Zonja Obama do të flasë në një samit botëror të edukimit në Doha të Katarit. Në Aman të Jordanisë, ajo do të vizitojë një shkollë që është ndërtuar me fonde të SHBA-së dhe do të takojë studentë.

Zonja Obama planifikon takime zyrtare në të dyja shtetet. Ajo do të udhëtojë pa presidentin apo anëtarë të tjerë të familjes.




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit