Tashmë është zyrtare, Dukesha Kate Middleton është duke pritur fëmijën e parë. Lajmi është konfirmuar nga një njoftim i ardhur nga Pallati St.James.
Gjithashtu është bërë e ditur nga zëdhënësi i familjes mbretërore se Kate është detyruar të shtrohet në spital për shkak të problemeve që shkakton një shtatzëni.
Princ William është fotografuar jashtë dyerve të spitalit ku së bashku me entuziazmin për pritjen e fëmijës së tij të parë ishte edhe ndjenja e ankthit për shëndetin e së shoqes.
Dhënia e këtij lajmi ishte parashikuar të transmetohej gjatë festës së Krishtlindjeve, mirëpo shtrimi i Kate bëri që të pohoheshin më shpejt zërat e shtatzënisë.
Fëmija i Kate dhe William , qoftë djalë apo vajzë do të jetë trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit mbretëror.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com