TIRANE- Pas publikimit të raportit të KLSH-së lidhur me tregtimin e midhjeve të pacertifikuara, shefi i sektorit të Akuakulturës Enton Spaho, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se do të shtohen kontrollet me synim përmbushjen rekomandimeve të BE për çeljen e eksportit në vendet e saj. Spaho tha se ka pasur raste që janë evidentuar me shkelje për të cilët është propozuar heqja e licencës.
"E gjithë detyra kryesore që ka qendra e midhjes është që të informoje prodhuesin rreth procesit të analizimit. Qendra e deponimit nuk i detyron prodhuesit sepse prodhuesit e kanë vetë një pikë në kontratë që thotë se prodhimin janë të detyruar ta sjellin 100% në qendër për ta certifikuar. Ai prodhues që nuk e sjell në qendër, automatikisht i hiqet licenca dhe vetë Inspektorati i Peshkimit ka bërë shumë propozime për heqje licence. Detyrat e vitit 2020 janë forcimi i kushteve higjieno-sanitar të midhjes. Duke ndjekur edhe rekomandimet e KLSH-së do të forcohet më shumë zinxhiri i kontrollit të tregtimit lokal të midhjes. Mendoj se do punohet duke ju fokusuar rekomandimeve të Bashkimit Evropian për çeljen e eksporteve të midhjes. E thënë më shkurt do të plotësojmë të gjitha kushtet që kërkon Bashkimi Evropian", tha Spaho.