Ministria e Integrimit Evropian po zhillon sot një takim me përfaqësuesit e Komisionin Evropian për ngritjen e grupeve të punës që do të monitorojnë përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe.

Takimi i sotëm vjen pas takimit të punës që Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, zhvilloi dje me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet, i cili kishte në fokus mbarëvajtjen e reformave të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Paquet vlerësoi progresin e bërë, por theksoi së marrja e statusit të vendit kandidat, ashtu sikurse ishte një arritje e madhe e ngarkon Shqipërinë me një përgjegjësi edhe më të lartë, për të dëshmuar se vendimi pozitiv u mor në momentin e duhur.

Ministria e Integrimit Evropian takim me përfaqësuesit e Komisionin Evropian për ngritjen e grupeve të punës që do të monitorojnë përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe
Ministrja Gjosha falenderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe shprehu gadishmërinë e angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare, për të avancuar me axhendën evropianë.

Pesë prioritetet e lëna nga Komisioni Evropian, ishin pjesë e diskutimeve gjatë takimit, ku theksi u vu sidomos tek reforma në drejtësi e konsideruar thelbësore për të ardhmen e vendit.

Ministria e Integrimit Evropian takim me përfaqësuesit e Komisionin Evropian për ngritjen e grupeve të punës që do të monitorojnë përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe
Ministrja e Informoi z. Paquet edhe për Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Ajo e vuri në dijeni për vendimin e marrë nga Komisioni i Integrimit Evropian, për të shtyrë ngritjen e këtij Këshilli deri në një moment të dytë, me argumentin se opozita duhet të jetë patjetër pjesë e këtij Këshilli i cili në themel të funksionimit të tij ka gjithpërfshirjen. /ATSH/