Migjeni "lëngon" prej 15 vitesh
Teatri i Shkodrës drejt shuarjes
VD/A1Report reportazh për situatën
Lajme të tjera për teatrin, ARKIVA

SHKODËR- Korridoret dhe thuajse gjithçka brenda Teatrit "Migjeni" në Shkodër të ofrojnë pa frikë pamje të ngjashme me galeritë e minierave. Shkatërrimi dhe degradimi i kësaj trashëgimie të qytetarëve shkodranë është një kambanë alarmi e cila bie prej 15 vitesh. A1Report sjell nëpërmjet një reportazhi nga gazetari Elvis Nabolli situatën në të cilën gjendet ky djep i kulturës dhe artit shqiptar. Përveç historisë, traditës dhe kënaqësisë që i ka falur dashamirësve të artit, këtij teatri nuk i ka mbetur më asgjë. Teksa mban emrin e poetit të mjerimit, degradimi që vjen si pasojë e mungesës së investimeve është ulur këmbëkryq në këtë tempull të kulturës.

teatri migjeni
teatri migjeni
teatri migjeni
teatri migjeni

teatri migjeni

Drejtori i Teatrit: Duhet ndërhyrë urgjentisht, të shmangim përkeqësimin

Teksa rithekson atë se çfarë është shkruar ne letrën drejtuar Bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë ne lidhje me gjendjen e teatrit “Migjeni”, drejtori Edmond Angoni e ripërsërit publikisht se situata në këtë teatër është mjaft e rrezikshme.

edmond angoni teatri migjeni

“I jam drejtuar Bashkisë së Shkodrës, dhe ja kam drejtuar për dijeni edhe Ministrisë së Kulturës në mënyrë formale si një institucion kulturor më i larti këtij vendi, Ministria e Kulturës nuk e di tani për këtë situatë, pasi ne jemi në varësi të bashkisë, por duke e marrë të arsyeshme duke parë gjendjen mund të ndërhyjë edhe buxheti i shtetit me ndonjë fond të caktuar, për arsye se gjatë viteve të kaluara kemi pasur fonde vetëm nga bashkia. Flitet për një teatër prestigjioz siç është teatri "Migjeni", nuk dua që gjërat të shkojnë duke u agravuar dhe mendoj se kjo është sensibilizim dhe mendoj se kjo është kryesisht për ndërhyrje në sistemin elektrik
”, shprehet Edmond Angoni, d
rejtor i teatrit “Migjeni”

Asnjë ndërhyrje në sistemin elektrik...i ndërtuar që në ’58-ën
Sistemi elektrik i ndërtuar që në vitin 1958 në çdo moment është shkak për rënien e zjarrit.
 
Arben Meshuni, krye-elektricist i teatrit thotë se rreziku i përditshëm në punë është i lartë për shkak të amortizimit të sistemit.
 
elektricist teatri migjeni

Gazetari: Ju punoni çdo ditë këtu, si është situata?

Situata është siç e shikoni vetë, nuk keni ca i bën komente më, shikojeni punohet me çelësa të hapur. 

Gazetari:A është e rrezikshme?
Normal që është kur punohet me tension. Nuk ka fonde, kërkon drejtori diçka dhe thotë nuk kam. 


teatri migjeni

Inspektori i Skenës Sabah Baxha thotë: “
Kemi pritur prej mediave prej miqve tanë gazetar, kam prit që ju të jeni në krahun tonë, sepse më mirë se e dini ju gjendjen e këtij teatri nuk e di askush. Komplet sistemi elektrik është i vitit 1958 dhe që atëherë këtu nuk është vënë dorë asnjë gjë
”. 


teatri migjeni

teatri migjeni

Aktorët: “Migjeni” nuk mund të mbyllet, është perla e Shkodrës

Vetë aktorët, theksojnë se sistemi elektrik është rrezik jo vetëm për to por edhe për publikun.

teatri migjeni

“Foljen të mbyllet e urrej, sepse nuk ka atë mundësi askush, duke filluar prej presidentit, kryeministrit, ministres, kryetarit të bashkisë, drejtorit edhe mua, me mbyll një institucion si teatri Migjeni. E cila është perla e qytetit, perla e Shqipërisë, ne të gjithë na e kanë zili. Dalim shpesh nëpër turne dhe gjithsecili prej tyre adhuron teatrin se ne”,
thotë aktorja Rita Gjeka. 



Regjisrori Shllaku: Teatri i degraduar, po kjo ndërtesë nuk mund të bie!
Për regjisorin Bruno Shllaku, bashkia duhet te ndërhyjë dhe të lëvrojë fondet sa më parë, pasi ajo është përgjegjësja kryesore.

teatri migjeni
“Ky teatër është i degraduar totalisht, fjala degradim nuk do të thotë që është ndërtesa duke rënë, kjo ndërtesë nuk bie. Këtu nuk ka sistem elektrik, nga çasti ne çast rrezikohemi për flakë, rrezikohemi të kemi fatin e teatrit të Elbasanit. Është jashtëzakonisht e drejtë, jashtëzakonisht me vend, bile shumë e vonuar se si duhet me u kap në dorë ky teatër, në këtë teatër nuk mundesh të bësh me për të thënë teatër, këtu mund të bësh vetëm një teatër kukullash
”, shprehet për A1 Report regjisori Bruno Shllaku.


Aktorja Smaja: Teatri, kultura e qytetit të Shkodrës, s’mund të mbyllet
E nga ana tjetër aktorja Merita Smaja thekson faktin se përveç problemeve teknike ekzistojnë edhe problemet financiare.

teatri migjeni
“Nëqoftëse do të shohësh kulturën e një qyteti, natyrisht duhet ta shohësh te teatri, edhe Shkodra këtë e ka më shumë se çdo qytet tjetër, sepse këtu lindi teatri ashtu siç kanë lind shumë e shumë arte të tjera edhe do të vazhdojë. Nuk mund ta mbyllnin dhe nuk mund ta heqë njeri. Janë 130 e ca vjet që teatri lulëzon në Shkodër, herë më mirë herë më keq, herë ka arritje. Por këtu përsa i përket problemit që bëhet fjalë, është problem sepse po të shihet se si është rrjeti elektrik është një skandal i vërtetë
”, thotë Smaja.

 
Letra, iu kërkua ndihmë Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Shkodër
Që në 4 shkurt të 2014, drejtuesit e teatrit i kanë dërguar një letër ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Letrën për gjendjen e vështirë të teatrit e ka marrë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ku të dy informohen se teatri është krejtësisht jashtë funksionit. Ministrja Mirela Kumbaro pas njohjes me problemin është shprehur se investimet në Teatrin “Migjeni” janë një përgjegjësi e Bashkisë së Shkodrës, por gjithashtu ka premtuar se Ministria do të bëjë gjithçka mundet që situata të ndryshojë dhe teatri t’i kthehet shfaqjeve dhe spektatorëve.

teatri migjeni

teatri migjeni

teatri migjeni

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu