Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)

Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)

Kombëtarja shkel në Londër me 'Migjenin'

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë (19 mars) drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars në “Wembley”, në orën 20:45.

Me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar, megjithatë Ardian Ismajli nuk ia ka dalë të jetë gati për shkak dëmtimi dhe ndeshjen do e shijojë nga tribuna. Sipas medieve në ishull, 20 mijë shqiptarë do jenë në stadium, paçka se numri i lejuar për tanët ka qenë vetëm 5600. 

Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel. Sot Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Ajeti (Kumbulla), Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani; Asani, Laçi, Bajrami; Manaj (Uzuni) Trajner: Sylvinho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Londra 'vishet' kuqezi, 20 mijë shqiptarë në 'Wembley' për të mbështetur Kombëtaren


Besojeni ose jo, afro 20 mijë do jetë numri i tifozëve të Kombëtares të pranishëm në "Wembley" mbrëmjen e së premtes, kur kuqezinjtë e Sylvinhos përballen me Anglinë në Londër.

Mediet në ishull raportojnë se shqiptarët ia kanë dalë të blejnë një numër të madh biletash, duke qenë se shumë prej tyre janë rezident në Angli dhe aksesi online ishte për këdo.

Paçka se numri i tifozëve shqiptarë të lejuar ka qenë diku te 5600, fakt është se tribunat do jenë kuqezi. 90 mijë ulëse është kapaciteti i stadiumit, teksa 'Shqiponjat' do kenë 20 mijë zemra në shkallët e tij.

Ora 09:20
Ardian Ismajli nuk ia del, kundër Anglisë në tribunë

Ardian Ismajli nuk do jetë i gatshëm për trajnerin Sylvinho, të paktën në ndeshjen e parë të Kombëtares. Kuqezinjtë luajnë të premte në orën 20:45 në Londër kundër Anglisë, sfidë e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Kapiteni i Empolit ka disa javë që nuk është aktivizuar në Serie A, por paçka kësaj trajneri Sylvinho e grumbulloi në ekip. Mbrojtësi ndjeu shqetësime në stërvitjen e së martës pasdite dhe kontrollet kanë konfirmuar se të paktën kundër Anglisë ai do qëndrojë në tribunë, edhe pse udhëtoi me ekipin. Shpresat janë që Ismajli të jetë gati për ndeshjen kundër Andorrës, më 24 mars në Tiranë.

Në mëdyshje është edhe Marash Kumbulla, po për probleme fizike. Duket se krah Gjimshitit në prapavijën e tanëve do jetë Ajeti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Do hiqen Non Grata-t? Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

Do hiqen Non Grata-t? Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor