Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Rreth një e pesta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara kalojnë të paktën një herë migrenë në jetën e tyre dhe gratë kalojnë migrenë tre deri katër herë më shumë se meshkujt. Prej kohësh studimet kanë treguar se gratë me migrenë kanë një rrezik më të madh për të kaluar një goditje në tru.

Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se këto gra kanë një rrezik më të lartë për të pasur probleme me zemrën. Hulumtuesit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë analizuar të dhënat nga Studimi Shëndetësor i Infermierëve-shkruan Shëndeti.com.

Ata treguan se në mesin e 17,531 grave që raportonin se kishin migrenë, rreziku i dhimbjeve në gjoks apo ataku në zemër ishte rreth 50% më e lartë se ajo e grave që nuk kishin pasur asnjëherë migrenë. Siç pritej, gratë me migrenë kishin gjithashtu një rrezik 50% më të lartë për të kaluar një goditje në tru.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen