Mihajlovic mbron Serbinë: Nuk
e kuptoj se përse nuk u luajt sërish

Mihajlovic mbron Serbinë: Nuk<br />e kuptoj se përse nuk u luajt sërish
Ish-futbollisti serb, aktualisht trajneri i ekipit të Sampdorias në Itali, Sinisa Mihajlovic komenton episodet e ndodhura në mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd. “Kur unë isha trajner kemi shkuar të luajmë edhe në Kroaci dhe gjithçka shkoi mirë prandaj nuk di ta them me bindje një gjë të tillë. 

Futbolli është një lojë dhe i tillë duhet të mbetet. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi sepse të gjithë lojtarët aktualë të Serbisë janë ata që unë kam grumbulluar kohë më parë.

Serbia nuk i meriton këto gjera, dhe të gjithë e dimë se në futboll ka edhe ngjarje të tilla. Nuk e kuptoj pse nuk u luajt sërish ndeshja.
Të shohim se çfarë do të vendosë UEFA” deklaroi serbi për mediat italiane.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme