NEW YORK - Mijëra fëmijë janë vrarë në Siri që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad në mars 2011, sipas raportit të fundit të OKB-së për konfliktet e armatosura. Në këtë raport thuhet se forcat qeveritare dhe rebelët po përdorin fëmijët si "kamikazë apo mburoja njerëzore”. Ata janë vrarë, rekrutuar, burgosur dhe torturuar , tha një përfaqësuese e OKB-së gjatë prezantimit të raportit në Nju Jork. Më shumë se 90 mijë njerëz mendohet se kanë vdekur në konfliktin sirian dhe rreth dy milionë fëmijë kanë në nevojë për ndihmë, sipas vlerësimeve zyrtare.

Në këtë studim janë përfshirë të dhëna nga 21 vende, ku fëmijët janë viktima të dhunës. Për herë të parë shteti afrikan Mali është shtuar tek "lista e turpit", ku grupe të armatosura rekrutojnë fëmijë dhe abuzojnë mbi to. Këtë vit, lista përfshin 55 forca të armatosura dhe grupe nga 14 vende, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos. Në Mali, fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë dhe shumë prej tyre kanë qenë të "prekur rëndë", nga konflikti në vazhdim në pjesën veriore të vendit, thuhet në raportin e OKB-së.

Përkeqësimi serioz i situatës së sigurisë në Mali në vitin 2012 është karakterizuar nga një numër i madh i shkeljeve të rënda kundër fëmijëve nga grupe të ndryshme të armatosura, nënvizohet në këtë studim të fundit të OKB-së. Këtë vit, lista përfshin 55 forca të armatosura dhe grupe nga 14 vende, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Në Mali, fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë dhe shumë prej tyre kanë qenë të "prekur rëndë", nga konflikti në vazhdim në pjesën veriore të vendit, thuhet në raportin e OKB-së. Përkeqësimi serioz i situatës së sigurisë në Mali në vitin 2012 është karakterizuar nga një numër i madh i shkeljeve të rënda kundër fëmijëve nga grupe të ndryshme të armatosura, nënvizohet në këtë studim të fundit të OKB-së.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)