Mijëra qytetarë protestojnë në
Sllovaki kundër vrasjes së gazetarit

Mijëra qytetarë protestojnë në<br />Sllovaki kundër vrasjes së gazetarit<br>
Mijëra qytetarë morën pjesë sot në marshin në Bratislavë dhe qytete të tjera sllovake, në shenjë proteste për vrasjen e gazetarit, Jan Kucijak dhe të dashurës së tij.

Protestuesit kërkuan veprime të shpejta në përgjigje të vrasjes, që tronditi vendin dhe qeverinë e saj.

Kucijak dhe e dashura e tij u gjetën të vrarë të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Velka Maça dhe besohet se ai është vrarë pasi që kishte hulumtuar akuzat për pagesa të paligjshme nga fondet e Bashkimit Evropian, me ndihmën e mashtrimeve tatimore, e në të cilat aktivitete kanë qenë të përfshirë shtetas sllovakë dhe italianë, të lidhur me grupin kriminal, Ndrangeta.

Dy zyrtarë sllovakë, të afërt me kryeministrin e Sllovakisë dhe për të cilët në artikujt e Kucijakut është pretenduar se kanë lidhje me kriminalitetin e organizuar, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre.

Nga funksioni dhanë dorëheqje këshilltarja kryesore shtetërore në zyrën e kryeministrit, Maria Troshkova, si dhe sekretari i Këshillit të Sllovakisë për Siguri, Villiam Jasan.

Dorëheqje ka dhënë edhe ministri i Kulturës, Marek Mandariç, bashkëpunëtor shumëvjeçar i kryeministrit Robert Fico.

Fico ka ofruar një shpërblim prej 1 milionë euro për ata, të cilët ndihmojnë në kapjen e vrasësve të Kucijakut.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër