Në Serbi ka edhe nga ata që dalin kundër rrymës dhe thonë që serbët duhet të jenë të kënaqur me vendimin e UEFA-s.

Një prej tyre është ish-sulmuesi i njohur i ekipit Kombëtar të Jugosllavisë së atyre viteve Predrag MIjatovic i cili sqaron për mediat serbe.

”Në njëfarë mënyrë Serbia duhet të jetë e kënaqur nga vendimi i UEFA-s duke pasur parasysh që ishte një mundësi reale që pas asaj që ndodhi Serbia të përjashtohej nga fushata kualifikuese” ka thënë ish-sulmuesi i Realit të Madridid Mijatovic.

Nga ana tjetër Mijatovic nënvizon edhe faktin se pse Serbia mund të përjashtohej nga kualifikueset duke e lidhur këtë me futjen e tifozëve në fushë.

”Tifozët u futën në fushë ndaj Shqipërisë dhe kjo nuk ishte një gjë e mirë ,fakti që Serbia do luajë dy ndeshje pa tifozët është penalizues “ përfundon ish sulmuesi I Kombëtares Jugosllave Predrag Mijatovic.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)