Mijëra kilometra flokë udhëtojnë fshehurazi nga Kina në Europë (VIDEO)

Përtej horizontit të qyteteve futuristik kinez, lulëzon heshturazi një industri e parregulluar, e ndërtuar mbi shfrytëzimin e qindra mijëra kilometrave flokë, të mjaftueshme për ta lidhur globin disa herë.

Përtej horizontit të qyteteve futuristik kinez, larg nga zonat më të larmishme metropolitane, të shquara për miksimin e stileve arkitektonike, lulëzon një industri e parregulluar, e ndërtuar mbi shfrytëzimin me qindra mijëra kilometrave flokë, të mjaftueshme për ta lidhur globin disa herë. Grumbulluar prej grave dhe fëmijëve në periferitë e Kinës, tonelata flokë udhëtojnë heshturazi nga Kontinenti Aziatik për në Europën Perëndimore. Kjo tregti e fshehtë që “peshon” miliarda dollarë, fshihet e pashqetësuar pas rritjes galopante ekonomike dhe gradacelave që të vrasin sytë.

Kina njihet si një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të flokëve të njeriut. Mijëra tregtarë të rinj, e sigurojnë jetën duke punuar si ndërmjetës mes fabrikave që prodhojnë paruke dhe parukjereve apo koleksionisteve, duke udhëtuar  nëpër fshatrat e Kinës, në kërkim të njerëzve të gatshëm të shesin flokët e tyre të gjata. Një bisht floku i rritur për më shumë se tre vjet, në Kinë shitet deri 80 dollarë. Në fabrika ai kalon në proces dizinfektimi, zierje, lyerje dhe tharje dhe bëhet gati për t’u hedhur në tregun europian, ku vlera e tij shkon nga 700 deri 2000 dollarë.

Tregtia e flokëve është një industri globale gjigante, miliarda dollarëshe, kryesisht e parregulluar dhe me reputacion të keq për shkak të praktikave  shfrytëzuese. Por pavarësisht gjithçkaje, ajo është e qëndrueshme sepse kërkesa në perëndim është veçanërisht e lartë, kryesisht për shkak se cilësia e flokëve të njeriut është e pamundur të garantohet nga flokët e prodhuar në mënyrë industriale./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë