Mijëra pensionistë nuk morën pensionin në karantinë, KLSH: ISSH nuk menaxhoi me efektivitet pandeminë

TIRANË-Me mijëra pensionistë kanë mbetur pa të ardhurat mujore gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në muajin mars, prill, maj 2020 kur në vend u aplikua karantina dhe qarkullimi ishte i kufizuar, me mijëra qytetar nuk kanë marrë pensionin mujor, për shkak se Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka arritur të menaxhoj me efektiviteti situatën e krijuar.

“Për shkak të masave kufizuese të lëvizjes, një numër i lartë i pensionistëve nuk kanë mundur të tërheqin pensionin e tyre, ku gjatë muajit mars konstatohen 174,890 përfitime të pa tërhequra, gjatë muajit prill 162,450 përfitime të pa tërhequra dhe gjatë muajit maj 160,450 përfitime të pa tërhequra. E përkthyer në vlerë monetare, gjatë muajit mars ka pasur 1,317,188,590 lekë përfitime të pa tërhequra, gjatë muajit prill ka pasur 932,395,235 lekë përfitime të pa tërhequra dhe gjatë muajit maj 794,021,886 lekë përfitime të pa tërhequra”, thuhet në auditimin e kryer nga KLSH në ISSH, mbi “fondi rezervë i institutit të sigurimeve shoqërore”.

Madje nga gjetjet e auditimit thuhet se ISSH nuk ka respektuar as vendimin e qeverisë për t’ju dërguar pensionistëve pajtimin mujor në shtëpi gjatë pandemisë, për shkak se për disa nuk kishte sistem adresash dhe për pasoj kjo kategori mbeti pa përfitime. Mungesa e të ardhurave në muajit e vështirë të karantinës ka bërë që 18 mijë pensionistë të ankohen për mungesën e përfitimit vetëm në 7 mujorin e parë të vitit 2020, dhe një pjesë e tyre ende nuk janë shqyrtuar.

Problematikë tjetër e konstatuar është edhe fakti që ISSH nuk e ka përdorur fondin rezervë të vetë institutit për të mbuluar shpenzimet e pensioneve. Ky fond rezervë i vetë ISSH është krijuar për situata emergjente dhe duhet të mbulojë të paktën 1 muaj shpenzimet e pensioneve.

Sipas KLSH edhe pse të ardhurat nga kontributet në 6-mujorin e parë të 2020 u tkurrën si pasojë e pandemisë COVID-19, instituti nuk përdorin fondin rezervë por tkurrja e të ardhurave u mbulua nga buxheti i shtetit.

“Pamjaftueshmëria e të ardhurave u mbulua nga buxheti i shtetit, ku nëpërmjet aktit normativ nr. 28, datë 02.07.2020, Këshilli i Ministrave ndryshoi ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, duke reflektuar uljen e të ardhurave nga kontributet në vlerën e 7.77 miliard lekë dhe rritjen e transferimeve të buxhetit të shtetit në vlerën 7.27 miliard lekë”, vijon më tej auditimi.

Nga ana tjetër mungesa e digjitalizimit të shërbimeve që ofrohen nga ISSH ka bërë qërreth 50% e qytetarëve që kanë aplikuar për të përfituar pension nuk e kanë pasur të mundur ta fitojnë pasi në shumicën e rasteve kanë munguar dokumentet dhe shkëmbimi i komunikimit nëpërmjet postës zgjat në kohë.

“Kjo problematikë, rrjedh nga procesi i cunguar i digjitalizimit të arkivës qendrore të ISSH, ku për periudhën 1994-2011 dokumentet e vjetërsisë nuk janë të dixhitalizuara dhe për verifikimin e viteve të punës gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet verifikimi fizik i cili është shumë burokratik”, thuhet ndër të tjera në auditim.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja