Koncerti i Kanye West mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, ka qenë kryefjala e mediave dhe jo vetëm.

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve ka shpërndarë disa pamje ku mijëra fansa nga Shqipëria dhe nga 80 vende të botës, kënduan dhe kërcyen nën tingujt e muzikës së reperit amerikan.

“Kjo është Tirana! 60,000 zëra! Një natë, një skenë! Eagle stadium, Albania! Historike!”, shkruan Blendi Gonxhja.

Koncerti u zhvillua në “Eagle Stadium”, i ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje dhe me kapacitet prej 60 mijë vendesh.

Shumë të huaj të rinj që kishin ardhur për herë të parë në vendin tonë, për këtë koncert thanë se Shqipëria i kishte lënë mbresa, duke shtuar se do të kthehen përsëri për ta vizituar.