Mike Pence: Angazhimi
amerikan në NATO është solid

Mike Pence: Angazhimi<br />amerikan në NATO është solid
‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për NATO-n’’.
 
Kështu u shpreh zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence gjatë Konferencës së Sigurisë me udhëheqësit europianë në Munih.
 
Në fjalimin e parë të madh të politikës së jashtmë për administratën Trump, Pence deklaroi se ‘’SHBA do të qëndrojë me Europën sot edhe çdo ditë’’.
 
Por ai u tha udhëheqësve të mbledhur se vendet europiane kanë dështuar për të paguar pjesën e tyre të detyrimeve, në fushën e mbrojtjes. Ai u shpreh se duhet bërë akoma më shumë për këtë fushë.
 
Presidenti Donald Trump paralajmëroi para marrjes së detyrës, se nuk do të përkrahte NATO, pasi sipas atij ata nuk kanë kanë kontribuar mjaftueshëm financiarisht.

Liderë të tjerë që pritet të marrin fjalën në këtë konferencë janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe ai i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma