“Michelle LaVaughn Robinson nga South Side, për 25 vjet ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe shoqja ime më e mirë”, tha presidenti.
“Ti more përsipër një rol që nuk e kërkove. Dhe e luajte me hijeshi, me karakter e stil, me humor të mirë. Ti e bëre Shtëpinë e Bardhë një vend që u përket të gjithëve. Dhe një brez i ri e hedh vështrimin më larg, sepse të ka ty si model. Më ke bërë krenar, e ke bërë vendim tim krenar”.
