'Mikro partia t'i bëhet hi' , Blushi për Fugën dhe Spiropalin: Për të do kujdeset një grup mjekësh! Endrit i përgjigjem me 11 pyetje

'Mikro partia t'i bëhet hi' , Blushi për Fugën dhe Spiropalin: Për të do kujdeset një grup mjekësh! Endrit i përgjigjem me 11 pyetje

Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Pas reagimit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe të Endri Fugës, Drejtorit të komunikimit  të kryeministrit, sa i takon sulmit të paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com, ka reaguar vetë presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

Blushi përmes një postimi në "facebook" shkruan se Spiropalit nuk do t'i përgjigjet më ai ndërsa vijon ta quajë të çmendur.

"11 pyetje Endrit dhe një sqarim gazetarëve për të çmendurën E. Të dashur kolegë gazetarë,  Që ditën që e Çmendura E. fyeu publikisht gjakun e Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më asnjë përgjigje.

Por pa përgjigje nuk do ta lemë sigurisht, në mënyrë që t'i japim gjithmonë një shans për ta shpëtuar nga këmisha e forcës në Spitalin Nr.5. Ndaj ju bëj me dije se nga sot e në vijim për të do kujdeset veçanërisht si "Ekip Mjekësh", një Ndihmës dhe një Ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit", shkruan Blushi.

Kurse Fugës ka zgjedhur ti përgjigjet me 11 pyetje.

"Sa për Endrin, në shenjë respekti ndaj reciprocitetit dhe për të mos u treguar arrogant, po i përgjigjem me 11 pyetje:

1. Kush e ka cilësuar median "Kazan"? Buburreci Trendi apo Presidenti Meta?

2. Qeverinë e Buburrecit Trendi apo Qeverinë Meta akuzon DASH për shkelje të të drejtave të gazetarëve e dhunim të fjalës së lirë gjatë pandemisë?

3. Buburreci Trendi apo Presidenti Meta ka hapur media personale, kundër mediave të pavarura?

 4. Paketën anti-shpifje që alarmoi BE-në dhe që jua përplasi turinjve "Venecia" për dhunim të hapur të lirisë së shprehjes, kush e miratoi? Qeveria Meta? Dhe në Parlament e ktheu për rishqyrtim Buburreci Trendi?

5. Presidenti Meta ka mbyllur TV, gazeta e portale kritike, ka arrestuar e dhunuar gazetarë gjatë protestave të opozitës apo Buburreci Trendi?

6. Pse nuk reagove kur shtëpinë e gazetares së mirënjohur investigative Klodiana Lala e qëlluan me armë?

7. Pse nuk reagove kur gazetarin Alfred Lela e dhunuan gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar?

8. Kush ja u mbylli emisionet gazetarëve Ylli Rakipi dhe Adi Krasta?

9. Buburrecin Trendi apo Presidentin Meta citojnë raportet e organizatave më prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si fajtor të vetëm për regresin vit pas viti të lirisë së shprehjes në Shqipëri?

10. Kush ja u cakton gazetarëve pyetjet dhe pse i përjashton gazetarët kritikë gjatë Konferencave të Buburrecit Trendi?

11. A të mori leje z.Alfred Peza kur i adresoi ato pyetje publike Malavitës apo i bëri me kokën e vet?

Nëse për të gjitha këto pyetje ke heshtur dhe do vazhdosh të heshtësh në vijim, atëhere edhe ti do e humbësh shansin për replikë, pasi nuk do konsiderohesh më si Zëdhënës i Kryeministrit në detyrë, por vetëm si Zëdhënës i Malavitës.

Jam në pritje të një reflektimi dhe kam besim se do reflektosh! Dhe të lutem kur do rakordohemi për përballjen televizive të Presidentit Meta me Buburrecin Trendi? Në cilën studio televizive? Në çfarë dite? Po orën?", shkruan më tej Blushi.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot