Mikrokreditë, Sejko: Rregulla strikte për këdo që do hua, 18-vjeçarët nuk do të lejohen të marrin kredi! Ulim komisionet dhe interesat

Të gjithë të rinjtë të moshës 18 vjeç nuk do mund të marrin kredi pranë institucioneve jo banka. Ky kufizim do të caktohet në rregulloren e re që Banka e Shqipërisë po harton për të mbrojtur konsumatorët.

Pra, pavarësisht se mund të jesh +18 vjeç, do jetë e ndaluar dhënia e kredisë nga institucionet financiare jo-banka. Ky kufizim mesa duket vjen pas ankesave të prindërve, pasi kanë mësuar se fëmijët e tyre janë kredimarrës, shpesh edhe problematikë, pasi nuk e kthejnë borxhin e marrë. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se ky kufizim do të bëhet për të mbrojtur qytetarët nga që marrin hua pranë mikrokredive.

“Do të ketë filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës në këto institucione, duke parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar”, tha Sejko.

Ndërsa për qytetarët e tjerë që do të kërkojnë kredi pranë këtyre institucioneve nuk do të miratohet asnjë hua pa u bërë një analizë e thellë financiare.

“Për të saktësuar dhe përmirësuar më tej aktet rregullative për institucionet jo-banka, jemi duke punuar me Bankën Botërore për një rregullore të re, do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve nga institucionet financiare jo-banka dhe do të adresohet në disa elemente konkret, siç është analiza financiare e konsumatorëve, më e fortë se e deritanishme. Do të merret në analizë më gjendja e tyre financiare”, thotë Guvernatori.

Guvernatori paralajmëron po ashtu rishikim edhe të formulës që përcakton normën maksimale të interesit për mikrofinancën.

“Po punojmë edhe po bëjmë një analizë për normat e interesit dhe komisionet që aplikojnë institucionet jo-bankave dhe specifikisht të mikrokredisë, në drejtim të uljes së tyre. Po analizojmë normën efektive të interesit me kujdes edhe një herë për të parë efektet e mëtejshme në drejtim të uljes së normës së interesit në vijimësi”, është shprehur Sejko.

Përtej këtyre ndryshimeve që pritet të hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm guvernatori tha se ndryshime të tjera ligjore janë tashmë në tryezat e institucioneve.

“Banka e Shqipërisë e ka monitoruar tregun financiar jo-banka, ka një paketë me ndryshime ligjore për të cilat Banka e Shqipërisë po punon me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe qeverinë”, pohon Sejko.

Vetë Ministri i Financave deklaroi në konferencë për shtyp se po analizohen të gjitha hapësirat ligjore që duhen rregulluar për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet që mund të bëjnë këto institucione. Të gjitha këto ndryshime po ndërmerren pas skandalit me mikrokreditë ku qindra qytetar u mashtruan, ju rritën detyrimet në shkelje nga MCA e Final dhe humbën pronat e tyre.

G.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 08/09/2024 14:47

    Jo vetem microcrediti por dhe teanziti jane gjakpires.

    Përgjigju
  • Ffff: 05/09/2024 16:26

    Me kredit e bankave tona njerzit po vrasin vedin!Te pashpirt kredia ne Shqipni KAFSHAT QE NUK KAPERDIHET!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë