Miku i Donald Trump hidhet në sulm për të blerë ekipin e oligarkut rus Roman Abramovich

Miku i Donald Trump hidhet në sulm për të blerë ekipin e oligarkut rus Roman Abramovich

Një mik i ish-Presidentit Donald Trump po tenton të marrë ekpin Chelsea FC. Woody Johnson, ambasadori i SHBA-së në Britaninë e Madhe deri vitin e kaluar, do të ofrojë 2 miliardë £ për të blerë klubin e Londrës Perëndimore nga oligarku i sanksionuar Roman Abramovich . 74 vjeçari Woody, shpreson të ndryshojë marrëveshjen me Saudi Media Group përpara afatit të së premtes. Oferta e tij prej 2 miliardë funtesh është më pak se 2.7 miliardë funte e Saudi Media Group, por ai beson se mund të fitojë për shkak të lidhjeve të tij të gjera në Londër.

Si ish-ambasador i SHBA-së në Britaninë e Madhe dhe bashkëpronar i ekipit të New York Jets për 22 vjet, ai beson se mund të rrisë profilin e Chelsea-t në tregun amerikan. Një burim i tha The Sun mbrëmë: “Ajo që i duhet Chelsea tani është jetëgjatësia dhe stabiliteti kur bëhet fjalë për një pronar të ri. Woody dhe ekipi i tij mendojnë se mund ta ofrojnë këtë. Ai drejton me sukses Jets dhe di shumë për industrinë sportive. Dhe ai i ka kaluar katër vitet e fundit në Londër dhe e di mirë këtë.”

74-vjeçari, me emrin e plotë Robert Wood Johnson dhe trashëgimtar i dinastisë farmaceutike Johnson & Johnson, po jep ofertë nga pasuria e familjes së tij që besohet të jetë 28 miliardë paund. Woody u ka thënë atyre që janë afër marrëveshjes se një nga pikat e tij të forta do të ishte sjellja e partnerëve tregtarë. Shumë nga sponsorët e Jets janë tashmë në MB, duke përfshirë Pepsi, Dell dhe Verizon.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset