Miku i Kosovës, Eliot Engel: BE të liberalizojë vizat

Miku i Kosovës, Eliot Engel: BE të liberalizojë vizat

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në një deklaratë për mediat kosovare vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur  në Kosovë, por tashmë është koha që BE të liberalizojë vizat me Kosovën.

Është koha për Bashkimin Evropian t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve, duhet të ndodhë menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, duhet tani” ka deklaruar Engel.

Më pas Engel gjatë kësaj deklarate drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi nuk po i përmbushë premtimet që ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën.

Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresmeni amerikan në një intervistë për RTV21.

Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

Po ashtu këtë javë kishte disa vështirësi, përfshirë taksat me Serbinë. Unë e përkrahu të drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai.

Engel më pas  tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS