Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov. Më një të shkuar politike ku ka qënë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut, Ivan Savidis, ka një të shkuar ushtarake në radhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit.
Bizneset e tij kanë qënë të shtira në disa sektorë. Ka qënë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në “AgrokomGroup”, themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë. Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni, si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut. Emrin e tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks, si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërimore. Savidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos. Tashmë ai pritet të japë shpjegime përse hyri i armatosur në fushë, ku ligji grek e ndalon një gjë të tillë.

Presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis
s.k/Shqiptarja.com









