Milan Breglez: "Drejtësia" arritje  
 e guximshme për Shqipërinë

Milan Breglez:  e guximshme për Shqipërinë">
Reforma në Drejtësi është gurë themeli i një demokracie reformuese ndërkohë që ajo konsiderohet si një hap i guximshëm i Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar në seancën plenare të Parlamentit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez teksa i është drejtuar me një fjalim ligjvënësve shqiptarë.
 
Për Reformën në Drejtësi mund të them se ajo përfaqëson gurë themelin e çdo demokracie reformuese. Është arritje e guximshme kundër luftës ndaj korrupsionit për Shqipërinë” tha Brglez.

Ai ka shtuar se, proceset e integrimit në BE, po përpjekjet, por tani Evropa po përballet me sfida të rëndësishme në një kohë kur emigrantët po shtohen dhe niveli ekonomik nuk është i favorshëm, ndërkohë që dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë Brglez e ka konsideruar si një moment të shkëlqyer.  Sakaq, ai shprehu mbështetjen e vendit që përfaqëson për Shqipërinë.

Ulja e ritmit global ekonomik e financiar dhe kriza e emigracionit i ka vendosur në pragun e Evropës, janë dy nga zhvillimet kryesore që tregojnë se rruga drejt një unioni më të afërt do të jetë e pjerrët.  Dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë ishte moment i shkëlqyer në zgjerimin e BE. Sllovenia mbështeti fuqishëm këtë, tani kemi një epokë të re. Sllovenia ka qenë e mbetet partner në integrimin e Shqipërisë në BE” theksoi ai.

Sa i takon bashkëpunimit mes dy parlamenteve, Brglez tha se dy parlamentet kanë treguar se fryma e bashkëpunimit mund të jetë e suksesshme, duke theksuar se Shqipëria ka bërë progres dhe ka hedhur hap përpara në bisedimet për anëtarësim.

Dua marrëdhënie politike do të hapen me të njëjtin intensitet në të gjitha fushat, partner i vendosur, në këtë rrugë mund të bëjmë ndryshme në dobi të parlamenteve, vendeve e qytetarëve tanë. Jam i bindur që ky angazhim është i duhur, pasi intensifikon përpjekjet e Shqipërisë për në BE dhe është shenjë e marrëdhënieve pozitive mes parlamenteve” përfundoi ai.

kryetari i parlamentit slloven
foto

Fjala e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë Milan Brglez

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois